039-Team
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Welcome 039-Team
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 pak poezi nga une

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 12:51 pm

Si ndodh qe…

E di se çpo mendoja tani?
Sikur ti te ishe une dhe une te isha ty
Ne qytet do vihej nje shpallje
"Eshte zhdukur nje vajze 20 vjeçare!"
E do t’i lija tere gojet te flasin

Si ndodh qe djemte 20 vjeçarë
nuk humbasin?

E di se c’po mendoja tani?
Sa mire qe ti s’je une
e une s’jam ti..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 12:51 pm

Ike ti

Ike ti
dhe diçka u këput
brenda meje...
Buzëqeshja ime
pa gaz u bë
dhe dielli u fsheh
pas një reje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 12:53 pm

Nenokja

Eh moj e embela nenokja ime,
ke lidhur duart e rri menduar
veshtrimin hedhur pertej dritares,
e di c'mendon, e di se c'bluan

Debore e bardhe ne gracke te zuri
qekurse ke ardhur, e me s'tu nda,
c'debore renka ketu, moj bije
Po ketu tek ju qenka hata!?!

Mbeskat cicerojne ne telefon
Na mori malli o nena, ku je?
Ti ditet me gishtrinj u numeron
Ja erdhi nena o shpirt atje.

Ditet e kthimit numeroj edhe une,
si do me ikesh kaq shpejt keshtu?
Kaq pak do rrish o nene me mua,
pangopur me le nga "xhanet" e tua

Koken ne preher me merr si atehere,
Djal i nenes - ty te ka nena trime,
per ty jam e qete, me ty u cmalla,
Ne Tirane me presin Xhulia, Ana..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 12:53 pm

Mos kerkoni ne poezine time

Mos më kërkoni ne poezine time
E di pse? Sepse une.
mund te jem ne te ardhmen tuaj
mund te jem ne te shkuaren time
mund te ndodhem ne te dyja bashke,
ne nje kufij te shkrire e sfumuar
vehten dhe ju duke kerkuar

Ne u pelqefshin poezite e mija,
mos me pyesni emrin, sa vjeç jam,
as ku ndodhem, syte ç’ngjyre i kam
dhe mos bini ne enderime…
A nuk ju mjafton e hapur si ne pellembe te dores
zemra ime?

Ne e pelqefshi poezine time
mos me pyesni se kush jam
ne e ndjefshi,
Thirmeni thjesht "shoqja ime"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 12:54 pm

Pse erdhe kaq vone?

Pse erdhe kaq vone tek une?
kur gruri u korr
e ne fushen e perveluar
mbeti vetem kashta?

Pse erdhe kaq vone tek une,
Kur edhe dera e fundit
u mbyll
Dhe dimri te la perjashta?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 12:55 pm

Pse te desha ty…

..sepse ti prure tek une
thesarin e rinise sime
qe une e kisha kyçur,
E kyçin e kisha fshehur,
harruar e humbur diku..
Si munde ta gjesh ti?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 12:56 pm

U lodha

U lodha duke luftuar
me kujtimet, me deshirat,
enderimet..
me te kaluaren, te tashmen
me te ardhmen qe nuk e di
a do ti gezohem…
U lodha edhe
me mendimin që
te mos dorezohem..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 12:59 pm

Buqete lulesh ne te gdhire

Ajo buqete lulesh e jotja
N’ora pese te mengjesit
Miresine time duke lavderuar
Me tregoi padashje
Se ate nate,
Ah, pikerisht ate nate i dashur,
me kishe tradhetuar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 12:59 pm

Humba edhe unë..

Po ankohen shokët se më s'po ndihem,
se si sëpata pa bisht humba edhe unë,
se u them jam e zënë, e mbytur në punë
se s'po më mbetet më kohë as për vete,
se më kujtohet kur thosh dikur një poete "s'më mjaftojnë as 24 orë që t'i bëj të gjitha"
të bëj punë nëpër shtëpi, të rris fëmijë,
të pi kafen me ty, një llaf të shkëmbej,
dorën në duar ta marr, të të shoh në sy..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 12:59 pm

Ku vete e dashur?

Midis dy botëve,
midis dy jetëve,
njëra e lënë,
tjetra e panxënë
ku vete e dashur?

nëna e braktisur ,
njerka e stolisur,
ti ëndër e grisur..

Ëndesh rrugëve si hije
Me bukuri perëndie
Natyre pranvere përreth
Për ty asnjë shije ..

Mbetur përjashta
në gysëm të rrugës,
shpirtdjegur, gaztretur
Fytyrë e mermertë,
Me bardhësi vdekje
Ënde e pavdekur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 1:00 pm

Drejt Diellit te Jugut

Kaq dite udhetimi
drejt Diellit te Jugut
sa shtete kalova e ndrova nje stine,
per te ardhur tek ty
shoku im!

Dhe ç'qe ai moment aq i bukur,
(O Zot, sa i bukur qe!)
Drejt meje ti rendje i lumtur
"O mikja ime,
ja tek me ke!"

Ç'qe ai mall aq i madh
O shoku im ç'qe!
Zemr'e lodhur pritjes se gjate
si s'me leshonte
perdhe!

Ç'qe ai mall aq i bukur
O mikja ime, ç'qe!
xhaketa dimerore
e rrudhosur,
priste me kot
t'i ktheheshe atje!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 1:00 pm

Për ELDËN

Një shall të hollë mbi sy do të hedh,
një shall të zi
Flokët e gjata nën kapuç do mbledh,
do ti fsheh nga ti
këpucët me taka tutje do ti flak
të mos i gjej njeri
me rripa lëkure këmbët do lidh,
s'do e besoje as ti
me vrap nga deti te shkëmbinjtë do marr,
nga venim të dy
se malli për ty më mori çdo gaz,
e s’ma di njeri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 1:01 pm

Mos me idealizo!

Mos me zbukuro e dashur, mos me idealizo
Se nuk jam ashtu
Sikur te guxoja te te veshtroja thelle ne sy,
E di se cfare do te te thoja tani?

Kur t’u afrova ne fillim
Desha vetem te lozja..
Tani qe te njoh
Nuk jam i denje per TY!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 1:01 pm

Luleshqerat ne Williamsburg

Uaa!
Se dija qe mbreme
kisha rene te flija ne nje hotel
te rethuar me luleshqera.
Lulet e femijerise sime.

Te kujtohet?
Mbushnim dikur preherin me to
I benim kurore, i vinim mbi floke
sa here qe çelte pranvera.
Pastaj guisnim, qeshnim, gezonim
te çkujdesura kodres poshte vraponim
ndersa fustanët na i merrte era.

Uaa!
Nuk e dija qe ne Williamsburg (colonial)
do gjeja kaq luleshqera!Lulet e rinise sime.
Te kujtohet?
U këpusja petalet: me do s’më do, më do s’më do..
tek ngjiteshim nga kodrat pasditeve vonë
Ti qeshje: Pse s’e nis ne te kundert,
Te te dua pergjithmone?

Çudi!
Nuk e prisja te zgjohesha sot
Ne kete vend te huaj, ne Williamsburg
e rethuar me luleshqera,
Ndjeva si erdhi tek une, edhe nje here mrekullisht
Pranvera!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 1:01 pm

Pushteti i muzikes

O Zot,sa e ndjej
pushtetin e muzikës!
Më rrëmben të tërën
më derdhet ne zemër
më vërshon në shpirt
më ngre peshë në ajer
lotë lumturie notojnë në sy
është i vetmi moment
kur të tradhëtoj ty!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 1:02 pm

Ç’bote e mpleksur!

Telefoni im ra dje..
Dikush me quajti shpirt,
Uf! e shtyva me dore tutje..
(pse valle, na duan ata qe si duam?)
Nje telefoni tjeter i bie une sot
me vjen ti them ‘zemer".. dhe ngrij
Po sikur te me shtyje
tutje me dore mua, AI?
Ç’bote e mpleksur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 1:02 pm

Trupi dhe shpirti

Tani kam filluar ta besoj
kete teori te vjeter
vetem se,
me nje ndryshim te vogel
Ndersa shpirti im rri tek ty
Trupi m' endet ne nje bote tjeter
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 1:03 pm

Trupi dhe shpirti

Tani kam filluar ta besoj
kete teori te vjeter
vetem se,
me nje ndryshim te vogel
Ndersa shpirti im rri tek ty
Trupi m' endet ne nje bote tjeter

(return to top)

Mbetje poezish..

E di sa mbetje poezish kam?
Të harruara në sirtar, të lëna në kompjuter
Të hedhura mbi tavolinë, te shkara nën të
Të ngjeshura në çantë e nuk di ku më..

Vargje të vetmuara
Shkulur nga poezitë e mia
Copëza dhimbjesh të fshehura në gji
Vetëm për të mos t'i dhënë ty.

Qortime për pakujdesitë e tua
Për lëndimin e krenarisë sime
Fjalë të tuat të hedhura pa vënd
Kafshime mbi buzë të emrit tënd

Janë zëmërime, kapërdime, përbetime
Për hakmarrje që kurrë s'ndodhen
Buzeqeshje të prera në mes, ironi,
Dëshira të shtypura, që ti si di..

Ti s'do ta marresh vesh kurrë
Sa herë më pate ligeshtuar
Sa herë malli me pat marrë,
Sa here, që të njoha ..jam penduar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 1:03 pm

Çukitje ne dritare

Nje zog i vogel çukiti ne dritare
E mora ne pellembe e mrekulluar fare
e mbeshteta ne faqe,
e ushqeva ne duar..
"Ika, tha papritur
se kam shume per te fluturuar.."

Stinen tjeter per çudi
U kthye perseri
Çuk-çuk, çuk-çuk
"Si ti, qe atehere
S'me ka perkedhelur njeri.."

"Zog i dashur.. - thashe
S'te perkedhel dot me,
edhe po te dua
Nuk i sheh duart e mija,
ende ne fasho nga çukitjet e tua?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 1:04 pm

Tradhetisht

Me the se kishe mbetur
Pa gjysmen tende..
Ta zgjata doren
bujarisht

Ndersa une shijoja
miqesine me endje
Ti shkiste tutje
Tradhetisht..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 1:04 pm

Prifti i çpriftëruar

(Ate dite ne kishe mungonte prifti Dominik
dhe ne radhen e pare, e bukura Anna Mary Shik).

Kur ai ngrinte lart syte e kalter dhe i falej zotit per besimtaret e tij,
ngrinte mbi ta dashurine e mbledhur nga dyqind pale sy,
Zoti ngjyren e kalter ia kthente ne gjelbrim katarakti qe t'ja percillte
atyre te ndare ne dyqind sterkala kristal uji dashurie

Por ajo Anna Mari Shik, syzeza e bukura,
perria e Kishes, gjithnje ne rradhen e pare
te teren per vehte e donte
dashurine e Dominikut, ne dyqind pjese te ndare

Dashurine 200 pjeseshe e ndare shenjterisht,
me fuqi magjie, djalli (kush e di si)
e shumezoi me vehtevehten tinezisht
dhe e derdhi ne syte e Anna Maris

Kur vajza ngriti qepallat me zjarrin e dashurise qe vjedhur
Te digjte priftin e bukur, te devotshmin Dominik.
Prifti ndjeu turbullim gjaku, turbullim djali,
E kaltra e syve u mbulua me mist,
tek ngrinte syte lart nga Altari
ndjeu zbrazetire t' i zgjaste Zotit perunjesisht.

Ne gjunje e ulen prifti Dominik,
me syte perdhe, i poshteruar te pranonte fajin
qe s'qe me i denje per altarin,
se urdherin e vet kish dhunuar
se kishte fyer vete te madhin Zot,
Shen Merine, me Anna Marine kishte nderruar
nemur nga Ati do qe pergjithmone,
nga njerzia pergjithmone i harruar.

Ate dite ne kishe mungonte prifti Dominik
dhe ne radhen e pare, e bukura Anna Mary Shik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 1:04 pm

Dhimbje dhe mall

(emocione nga vizita ime e pare ne Kosove)

Sot bulevardi i rinise sime tiranase
me rruget e tua Prishtine u shkri e u be nje
E tronditur ne mes pranveres se dubluar,
shpirti mall e lot mbi faqe per ty derdhte,
Kuptova se aq gjate sa une Prishtinen,
ju o vellezer Tiranen time enderuat!

Nje molle ndahet ne mes per dashuri, nje pjeshke po ashtu,
por nje atdhe per dashuri nuk ndahet ne mes, kurrsesi!

Damaret e gjakut na i prene vellezer, damaret e jetes
ne fasha mbeshtjelle i kemi mbajtur, gjaku te mos na ike,
te mos na prishet, te fiket te mos na bjere, ne toke te mos biem,
dhe ne gjunje te mos biem gjithashtu….

S'e ndjeva mungesen tende ne Prishtine, Tirane,
çfarë ndjeva ishte dhrmbje dhe mall...

Te dashuruar ne internet

Çudi sa te lumtur ishim,
sikur kishim kapur rete
s'pushonim se foluri
ne internet!

Ku i gjenim tere ato fjale
Ate dialog qe fund s'kish..
Naten s'na zinte gjumi
duke pritur diten te vinte
serish

S' ishim pare kurre..
Po c'ka rendesi?
Kur ty te duket se je une
dhe mua me duket
se jam Ti?

Eh, sefundi kuptuam
se s'ishim vetem shpirtera..
Erdhi ai moment
Ngopje apo urie(?!)
(qe moment gjenie)
kur une doja te vija tek ty,
apo ndoshta tek une,
doje te vije ti..

Dhe erdhem..
e bashke me ne erdhi edhe
zgjimi
I dashur,
Ekrani duhej te kishte pasqyre
qe te na ruante nga
zhgenjimi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 1:04 pm

Trinity Church

Trinity Church- kishë ne Manhattan
perballe American Stock Exchange
(Mos thuaj qe se gjen dot)
Eshte kishe si çdo kishe ..
Rrotull me varre e lule plot
por ndryshe nga gjithe te tjerat
ketu nuk gjen hidherim, as lot.

Kisha Triniti ka varre,
te gurte, te mermerte, te lashte
e stola n'mes varresh me çifte plot
te vdekur treqind vjeçare,
burra shteti ka, dhe emra te ralle,
fisnike qe injoruan friken
Angline luftuan per te bere Ameriken!

Triniti Church eshte kishë si çdo kishë
veç si askund tjeter, n'oborr te saj
sheh te rinj qe kembet shtriqin mbi stola,
(stolat te rethuar nga varret)
vajzat qe i zgjasin diellit buzet, sheh,
symbyllur tek zbathin sandalet.

Po te vini ne Manhattan, NY City
perballe me American Stock Exchange,
mos rrini pa ndalur ne Kishen Triniti
Duket kishë si çdo kishë,
apo mbase me e bukur se tere te tjerat,
Ne stole rethuar nga varret e lashte
sheh te rinj qe i gezohen pranveres..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 1:05 pm

Jeta siç vjen..
(intermexo familjare)

Mbrëmje vonë
në divan sytë
mi mbyll gjumi
ti thua "ngrihu fli"
ik, se edhe unë,
ja, tani do vi!

Duke u lëkundur
unë ngrihem,
hyj në dhomë
deren e le pak hapur
si gjithnji,
që te mos bësh zhurmë
kur te vish ti

Jam ne gjumë
më zgjon përplasja jote e derës
si gjithnji..
Nën jorgan këmbën shtri
ajo bie në të ftohtë..
Paska qenë era që mbylli derën
s'paske qenë ti!?

Hej, bela..
duhet të çohem, se e di
në divan pambuluar
do të kete zënë gjumi ty
Sahati trokiti: një, dy!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tina
VIP
VIP
Tina


Numri i postimeve : 129
Join date : 03/02/2009

pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitimeSat Feb 07, 2009 1:15 pm

Nuk kuptova atëhere..

O Zot, çfare gjenialiteti
te jep te bërit esëll!
Te kuptosh nje pyetje aq te thjeshte
Qe bota e dinte prej mijra vjetesh..

"A me ndjen ti mua?
Nuk di ç'mërmërita atehere
mendimesh e ndjenjash ngatëruar
U ktheva sot prape këtu
A vlen pergjigje e vonuar?

Po, i dashur te ndjeja
Siç nuk kisha ndjere me pare
Ndofta dyfish,
per ty qe te mungoja une
dhe per mua
qe lumi me kish marre

Po, i dashur, te ndjeja
Te ndjeja aq sa fryma me merrej
por e verteta ish që
të shtyja tutje

Se guximi im s'shkonte me tej
Se imazhi i kokes tënde ne prehërin tim
Duke u trembur se ai do qe fundi
Po ti, s'e kuptoje që mund
edhe fillimi te ish?

"Thone të gjitha ndarjet
si dashurite ngjajne,
por ndarjet pa bashkime
moskuptimin qajnë"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





pak poezi nga une - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: pak poezi nga une   pak poezi nga une - Faqe 3 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
pak poezi nga une
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Pak poezi nga une
» Pak poezi nga une
» Pak poezi nga tina
» Pak poezi nga tina
» Pak poezi nga tina

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
039-Team :: Informacione & Diskutime te Ndryshme :: Dashuri :: Poezi dashurije-
Kërce tek: