039-Team
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Welcome 039-Team
 
ForumLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Historija shqiptare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dr raakinG
Admin
Admin
Dr raakinG


Numri i postimeve : 47
Join date : 01/02/2009
Age : 30
Location : Peja

Historija shqiptare Empty
MesazhTitulli: Historija shqiptare   Historija shqiptare I_icon_minitimeSun Feb 01, 2009 6:00 pm

Historia e Popullit Shqiptar - Historia e Shqiperise

Në vitin 1959 u botua në Tiranë vëllimi i parë i Historisë së Shqipërisë, i cili, së bashku me vëllimin e dytë, që doli më 1965, përbën veprën e parë shkencore përgjithësuese për Historinë e Shqipërisë, të hartuar nga një grup autorësh.


Historia e lashtë (Ilirët) përbënte pjesën e parë të vëllimit të parë të botimit të vitit 1959. Ajo shërbeu si bazë për hartimin e tekstit të ri të Historisë së Shqipërisë që u përgatit dhe u botua si maket për diskutim në vitin 1973. Pjesa e parë e vëllimit të parë të këtij botimi të ri (1973) përfshinte periudhën e historisë së lashtë, nga fillimet e shoqërisë njerëzore e deri në fillimet e mesjetës së hershme shqiptare. Ajo u përgatit nga prof. Selim Islami (redaktor përgjegjës), prof. dr. Muzafer Korkuti, prof. Frano Prendi dhe prof.dr. Skënder Anamali. Në vitin 1977, historia e lashtë u botua e ripunuar dhe e plotësuar me të dhëna të reja nga këta autorë, në formë dispense, për përdorim të brendshëm. Ky tekst, me pak shkurtime, u botua edhe në frëngjisht më 1985 si vëllim më vete, për t’u shfrytëzuar nga studiuesit dhe nga lexuesit e huaj, me titullin Les Illyriens - Aperçu historique, Tirana, 1985.


Pjesa e parë, Ilirët, që përfshihet në këtë botim të ri (vëllimi i parë), është mbështetur në variantet e vitit 1977 dhe 1985, por të ripunuara dhe të plotësuara prej të njëjtit grup autorësh:


Krerët I dhe II janë hartuar nga prof. dr. Muzafer Korkuti.
Krerët III dhe V janë hartuar nga prof. Selim Islami.
Kreu IV është hartuar nga prof. Frano Prendi.
Krerët VI, VII dhe VIII janë hartuar nga prof. dr. Skënder Anamali.


Prof. dr. Edi Shukriu ka shkruar në pjesën Mbretëria Dardane (Kreu VI) sythet: Territori, popullsia e kultura dhe Dardania paraurbane.


Përgatitja për botim (redaktimi) e pjesës Ilirët, me ndryshimet përkatëse u bë nga prof. dr. Muzafer Korkuti. :D
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.039-crew.co.nr/
 
Historija shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
039-Team :: Informacione & Diskutime te Ndryshme :: Historia-
Kërce tek: